Shitje Online
Shisni produktet tuaja, me më pak kosto !
Ju mund të reklamoni deri në 150 produkte në platformën TIDO, duke i shoqëruar me çertifikatën përkatëse ku publikohet çmimi real , kostoja e transportit dhe të dhëna të tjera të nevojshme për ti dhënë klientit informacionin e duhur . Platforma ofron siguri maksimale , përmes verifikimit të numrit të kontaktit e njëherësh i mundëson blerësit të vendosë adresën e saktë ku duhet dorëzuar porosia. Të gjitha kërkesat për blerje të produkteve vijnë në panelin që Tido u ka konfiguruar kur ju pranoni porosinë ose edhe e refuzoni në rastet kur nuk keni mundësi shitjeje. Është e detyrueshme që të gjitha produketet që nxirrni për shitje në Tido të jenë gjendje në biznesin tuaj. Në rast të mungesës së tyre, produkti duhet të hiqet nga reklamimi në paltformë.
Tido do të vijë së shpejti edhe me një aplikacion të dedikuar për biznesin duke ofruar mundësinë e ndjekjes në kohë reale të mbërritjes së porosive.
Transporti i produkteve të shitura
Për të gjitha kompanitë që kanë të zgjdhur mënyrën e transportit , dorëzimi i produkteve per shitjet online, bëhet edhe më i thjeshtë. Porositë e ardhura në panelin që u është vënë në dispoizicion nga Tido mund të menaxhohen si të gjitha porositë që vijnë nga platforma të tjera, si rrjetet sociale ose ëeb -i i vetë kompanisë .
Në rastet kur biznesi nuk e ka te zgjidhur pjesën e transportit, kompania Tido ju sugjeron kompaninë ADEX e cila ofron mbulim të shërbimit postar në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën.
Vetë kompania Tido po punon që pas një periudhe një vjecare ta ofrojë vetë shërbimin e transportit .